Studentët jane mblodhur sot para Ministrisë së Arsimit, për të protestuar. Një prej studentëve foli për News 24, teksa u shpreh se studentët mund të kenë shumë kërkesa, por nuk duan t’i zgjidhin me Edi Ramën kryeministër, pasi nuk është i denjë për këtë post. Ai kërkoi largimin e Edi Ramës.
Studenti: Kemi shumë kërkesa por nuk duam ti zgjidhim këto me Edi Ramën. Largohu se nuk ke qenë kurrë kryeministër i denjë. Ne kemi plan për të qëndruar këtu çdo gjë teknike do jetë e momentit., protestë do ketë nesër e pasnesër. Jemi këtu për të ardhmen tonë. Është përdorur teknikë rrjete sociale, universitete. Diçka shumë organike dhe ndonjë strukturë që e organizon. Kjo është e ardhmja jonë.
Të lidhura
None found






