Ka nisur nën masa të rrepta sigurie seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për portugezin Rubens Saraiva, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Krimi i rëndë u regjistrua më 19 prill 2023, në lokalin në pronësi të Nikulajt, në Shëngjin.
Të lidhura
None found
Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë e shpalli fajtor Saraivën dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.
Në seancën që po zhvillohet në Apel janë të pranishëm edhe familjarë të viktimës, ndërsa për shkak të rëndësisë së çështjes janë marrë masa të shtuara sigurie në ambientet e gjykatës.





