Tirana kërkon fushë për të pritur Laçin, stadiumi i Vorës alternativa pas triumfit në derbi

Pasi mposhti Partizanin në derbi, Tirana po përgatitet për takimin e radhës kundër Laçit, të planifikuar për të shtunën në orën 13:30. Në një periudhë pozitive për bardheblutë, vëmendja tashmë është përqendruar tërësisht te kjo përballje.

Të lidhura

None found

Megjithatë, gjatë kësaj jave klubi kryeqytetas duhet të përcaktojë stadiumin ku do të presë kurbinasit. “Selman Stërmasi”, impianti i Tiranës, nuk i plotëson kushtet e nevojshme për zhvillimin e ndeshjes, kurse “Air Albania” është rezervuar nga Egnatia për takimin evropian ndaj Midtjylland në Conference League.

Aktualisht, stadiumi i Vorës është e vetmja alternativë që bardheblutë po shqyrtojnë, pasi fusha e tij është në gjendje të mirë dhe mund të shërbejë për pritjen e Laçit. Gjithsesi, mbetet e hapur mundësia që sfida të zhvillohet në një tjetër impiant të një skuadre të Superiores. Zgjedhja përfundimtare pritet të bëhet brenda pak ditëve, në mënyrë që organizimi të jetë sa më transparent edhe për tifozët që do të jenë të pranishëm.


Shtuar më 13.10.2026 13:03