Vijon bojkoti/ Shtyhet gjyqi për Veliajn dhe të tjerët, GJKKO gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë

Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, është shtyrë sërish. Shkak i shtyerjes së së seancës është bërë bojkoti i avokatëve, të cilët nuk janë dakord me rregulloren e GJKKO-së.

Si pasojë e bojkotit, Gjykata e Posaçme, i ka gjobitur avokatët me nga 100 mijë lekë të reja. Sa i përket seancës së Veliajt, ajo është shtyrë për në datën 27 tetor, si dhe i janë pezulluar sërish afatet e paraburgimit.

Të lidhura

None found

Po ashtu, GJKKO ka thënë se në senacën e radhës më 27 tetor, do të thërrasë avokatë nga shërbimi i ndihmës juridike falas pranë Ministrisë së Drejtësisë, për të përfaqësuar të pandehurit.

Prej 7 shtatorit, avokatët kanë bojkotuar proceset në Gjykatën e Posaçme, duke kundërshtuar rregulloren e re që ndalon mbajtjen dhe përdorimin e celularëve në sallat e gjykimit.


Shtuar më 13.10.2026 11:27