Njoftim anonim për bombë, autoritetet kontrollojnë avionin e Delta Airlines në aeroportin Ben Gurion

Një avion i kompanisë Delta Airlines, i ardhur nga Nju Jorku, iu nënshtrua kontrolleve të sigurisë pasi u ul mëngjesin e sotëm në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit.

Të lidhura

None found

Kontrolli u urdhërua pas një informacioni anonim për praninë e një pajisjeje “të dyshimtë” në bord. Pasagjerët u evakuuan menjëherë nga avioni, i cili më pas u dërgua në një sektor të veçuar të aeroportit për inspektim.

Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit bëri të ditur se kontrollet nuk evidentuan “asnjë gjetje të pazakontë”.

“Avioni u inspektua plotësisht nga personeli i sigurisë së Aeroportit Ben Gurion”, deklaroi Autoriteti, duke njoftuar gjithashtu se “operacionet e aeroportit janë rikthyer në normalitet”.


Shtuar më 13.10.2026 11:09