Kate Middleton dhe Princesha Charlotte udhëtojnë me metronë e Londrës dhe befasojnë pasagjerët

Pasagjerët e metrosë së Londrës u përballën me një pamje të rrallë gjatë fundjavës, kur në një prej vagonëve u shfaqën Princesha e Uellsit, Kate Middleton, dhe vajza e saj 11-vjeçare, Princesha Charlotte.

Ato udhëtuan së bashku në linjën “Elizabeth”, e cila është pagëzuar me emrin e Mbretëreshës Elizabeth II, stërgjyshes së Charlotte-s. Nënë e bijë qëndruan ulur pranë njëra-tjetrës, ndërsa një pasagjer regjistroi me video praninë e tyre në transportin publik.

Të lidhura

None found

Sipas ABC-së, Kate dhe Charlotte zbritën në stacionin “Tottenham Court Road”, që ndodhet në qendër të Londrës dhe rrethohet nga dyqane, muze dhe teatro të shumta.

Udhëtimi u bë gjatë një daljeje private familjare, ndërsa Pallati i Kensingtonit nuk ka dhënë asnjë koment për këtë rast.

Një ditë më herët, Kate Middleton kishte qenë në Irlandën e Veriut së bashku me bashkëshortin e saj, Princin William, i cili është trashëgimtar i fronit britanik.

Shfaqja e tyre në metro u konsiderua e pazakontë, pasi pjesëtarët e familjes mbretërore britanike rrallë përdorin transportin publik në përditshmëri.


Shtuar më 13.10.2026 09:27