Ish-zëvendësdrejtori i Kufirit për qarkun e Korçës, Stiljan Pasho, është dënuar nga Gjykata e Korçës me 7.4 vjet heqje lirie, pasi u gjet përgjegjës për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim me persona të tjerë.
Prokuroria e Korçës solli në mbrojtje të akuzës faktet e mbledhura gjatë hetimeve, sipas të cilave Pasho punonte së bashku me katër persona të tjerë që merreshin me transportin e drogës nga territori shqiptar drejt Greqisë.
Të lidhura
None found
Organet hetimore doan se ishte vetë Pasho ai që kishte dhënë urdhra nëpunësve të tij për të kontrolluar vetëm disa automjete në pikën doganore, duke lënë pa iu nënshtruar verifikimit ata makina që bartnin lëndën narkotike cannabis sativa.
Në kuadër të të njëjtës çështje penale, autoritetet greke arrestuan Lorenco Likën dhe Ervin Ibin, pas gjetjes së 26 kilogramëve drogë në automjetin me të cilin po lëviznin. Sipas prokurorisë, mjeti kishte kaluar kufirin pa kontrolle doganore, në zbatim të urdhrit të dhënë nga Pasho.
Përgjatë gjyqit, i akuzuari ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo përfshirje të veten në veprën penale që i atribuohet.






