Arrihet akordi, Mertens te Napoli edhe për dy vite

Tashmë nuk ka më dyshime Dries Mertens do të rinovojë kontratën e tij me Napolin. Shënuesi më i mirë i të gjithë historisë së klubit të kaltër ka arritur akordin me presidentin Aurelio De Laurentiis për rinovimin e kontratës që skadon në verën e 2020-ës edhe me dy vite të tjera deri në 2022-in, me një pagë prej 4,5 milionë eurosh në sezon, plus 1 milionë eurosh në formë bonusesh dhe një çeku të bardhë prej 2 milionë eurosh në momentin e firmës.

Ndërkohë në momentin që Mertens do të varë këpucët në gozhdë, Napoli do t’i japë mundësinë të jetë pjesë e klubit si drejtues, ose si supervizor i sektorit të skuadrave të të rinjëve.


Shtuar 3.03.2020 10:30