Flasin për herë të parë telebanët pas pushtimit të Afganistanit: Duam paqe!

Mullah Baradar, shefi i zyrës politike të talebanëvepo mban konferencën e para pas pushtimit të vendit dhe zbrapsjen e afganëve.

Baradar është një bashkëthemelues i talebanëve dhe një nga udhëheqësit e tij më të lartë.

Ai bashkë me zëdhënësit kanë nisur konferencën e parë për shtyp gjatë të cilës janë shprehur se ardhja e tyre në Kabul nuk o të thotë luftë, nuk do të thotë racizëm dhe nuk do të thotë diskriminim ndaj grave.

Talebanët: Ne po punojmë për të formuar një qeveri

“Pasi të formohet qeveria, ne do të vendosim se cilat ligje do t’i paraqiten kombit. Ne po punojmë seriozisht për formimin e qeverisë. Do të shpallet pas përfundimit. Ne i kemi të gjithë kufijtë nën kontrollin tonë,” shton ai.

Talebanët: Askush nuk do të merret në pyetje

Kur u pyet për kontraktorët dhe përkthyesit që kanë punuar me fuqitë e huaja, Zabihullah Mujahid thotë: “Askush nuk do të trajtohet me hakmarrje.”

“Të rinjtë që janë rritur këtu, nuk duam që ata të largohen. Ata janë pasuritë tona. Askush nuk do të trokasë në derën e tyre dhe nuk do t’i pyesë se për kë kanë punuar. Ata do të jenë të sigurt. Askush nuk do të merret në pyetje apo ndiqet.”

Talebanët: Media private mund të vazhdojë të jetë e lirë

Zëdhënësi i talebanëve ka deklaruar se mediat private do të vazhdojnë punwn edhe nën sundimin e tyre.

“Unë do të doja të siguroja mediat se ne jemi të përkushtuar ndaj mediave brenda kornizave tona kulturore. Media private mund të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pavarur.” /albeu.com/

 


Shtuar 17.08.2021 17:29