Gazment Bardhi reagoi ndaj kërkesës së Grupit Parlamentar të PS-së për marrjen e masave disiplinore ndaj tij, pas tensioneve të regjistruara në Kuvend.
Kreu i grupit të PD-së akuzoi kryeministrin Edi Ramën se po shkel rregulloren dhe Kushtetutën. Sipas Bardhit, Rama varet nga vota e Belinda Ballukut për të siguruar mbështetjen në Kuvend.
Të lidhura
None found
Bardhi e cilësoi Ramën të vetmin kryeministër që, sipas tij, ka nevojë për votën e një personi të akuzuar për korrupsion, duke iu referuar Ballukut.
“Mos më ndëshkoni për 60 ditë, por për 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën; bëni çfarëdo që keni mundësi. Megjithatë, nuk do të arrini t’ia largoni frikën Edi Ramës.
Ai është i vetmi kryeministër që ka nevojë për votën e një personi të akuzuar për korrupsion, si Belinda Balluku, për të shkatërruar jetën e qytetarëve dhe për të zhdukur nga harta 15 bashki.
Është gjithashtu i vetmi kryeministër në botë që vjen në Kuvend për të votuar i shoqëruar nga 40 efektivë të Gardës së Republikës. Ai e di se përballjen nuk e ka me deputetët e opozitës, por me qytetarët, të cilët i ka braktisur dhe i ka dhunuar prej 13 vitesh”, shkroi Bardhi.





