Jose Mourinho me kërkesë të pazakontë te Florentino Perez: Scott McTominay në radarët e Real Madridit dhe të klubeve të Premier League

Real Madridi dhe disa klube të Premier League po e mbajnë nën vëzhgim situatën e Scott McTominayt, në rast se Napoli nuk arrin ta bindë mesfushorin skocez për një kontratë të re.

Të lidhura

None found

Mesfushori ndodhet në sezonin e tretë të marrëveshjes katërvjeçare që firmosi kur kaloi te Napoli nga Manchester United në verën e vitit 2024. Megjithëse kontrata e tij skadon në vitin 2028, në Itali qarkullon shqetësimi se merkatoja e verës së ardhshme mund të përfaqësojë rastin e fundit për Napolin që të arkëtojë një shumë nga shitja e tij.

Nëse rinovimi nuk ndodh, McTominay do të kishte mundësinë të largohej pa pagesë në vitin 2028.

Sipas raportimeve më të reja italiane, McTominay u ka kërkuar agjentëve të tij që të rihapin bisedimet me Napolin për një kontratë të re. Megjithatë, në mungesë të një marrëveshjeje të shpejtë, mesfushori mund të jetë i hapur të dëgjojë ofertat e klubeve të tjera gjatë merkatove të ardhshme.

Tuttomercatoweb shkruan se Real Madridi tashmë ka kontaktuar me njerëzit pranë McTominayt për t’u informuar rreth gjendjes së tij. Po ashtu, raportohet se disa klube të tjera të Premier League pritet të ndjekin të njëjtën qasje.

Napoli, nga ana tjetër, nuk ka ndërmend ta shesë McTominay dhe dëshiron ta mbajë atë të paktën deri në mbyllje të sezonit 2026/27.

Kjo lëvizje do t’i linte klubit italian edhe disa muaj shtesë për të arritur një marrëveshje të re me mesfushorin, i cili u shpall MVP i Serie A për sezonin 2024/25.


Shtuar më 8.10.2026 17:59