Vllaznia përballet me krizë financiare, futbollistët ndalojnë stërvitjen para duelit me Dinamon

Problemet te Vllaznia vijojnë edhe pas emërimit të trajnerit të ri, Csaba Laszlo. Sipas raportimeve nga Shkodra, futbollistët kanë bojkotuar seancën stërvitore, vetëm 3 ditë përpara përballjes me Dinamon në stadiumin “Loro Boriçi”.

Vendimi i lojtarëve lidhet me pagat e prapambetura prej muajsh. Mungesa e tyre në stërvitjen e ditës së sotme e vështirëson ndjeshëm përgatitjen e skuadrës për ndeshjen e radhës në Superiore.

Të lidhura

None found

Tashmë pritet të shihet nëse drejtuesit e klubit do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje me futbollistët dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.


Shtuar më 8.10.2026 13:33