Zjarret shkaktojnë miliona euro dëme në Maqedoni të Veriut, ndërsa 41 mijë hektarë janë djegur

Parafundit e këtij viti, zjarret kanë djegur dhjetëra mijëra hektarë sipërfaqe, duke shkaktuar dëme në vlerë milionesh euroi dhe duke nxjerrë në hetim dhjetëra raste për zjarrëvënie të qëllimshme.

Të lidhura

None found

Të dhënat për vitin 2026 tregojnë se janë djegur rreth 41 mijë hektarë sipërfaqe. Ndërmarrja Publike Pyjet Kombëtare ka regjistruar 138 zjarre në zonat pyjore deri në fund të korrikut, ndërsa dëmet e kësaj periudhe janë vlerësuar në më shumë se 4 milionë euro.

Zjarret vazhduan edhe gjatë muajit gusht. Dëmet nuk janë llogaritur ende, ndërsa zjarre u shkaktuan edhe në muajin shtator, për shkak të temperaturave të larta.

“Deri në muajin korrik kemi regjistruar 138 zjarre. Në muajin shtator, numri pritet të arrijë në 150, ndërsa vitin do ta mbyllim me këtë shifër. (5:01–5:26) Dëmi i këtij viti ka kaluar mbi katër milionë euro, por ende nuk përfshihen zjarret e mëdha, të cilat nuk janë llogaritur, siç ndodhi me zjarrin në Kitkë, një nga zjarret më të mëdhenj të këtij viti”, tha Kire Mihailov, zëvendës drejtor i Ndërmarrjes Publike Pyjet Kombëtare.

Deri në fund të gushtit, 30 persona ishin ndaluar si të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme.

“Nga informatat që kam, më shumë se 30 persona u ndaluan nga policia gjatë vitit 2026, me dyshimin se janë piromanë. Procedurat janë ende në vazhdim dhe gjykata e prokuroria po i ndjekin. Ky është një numër serioz”, tha Kire Mihailov, zëvendës drejtor i Ndërmarrjes Publike Pyjet Kombëtare.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Revizionit, gjatë viteve 2023 dhe 2025, në pyjet e vendit u djegën më shumë se 82 mijë hektarë tokë dhe mbi 914 mijë metra kub dru.

Dëmet për këtë periudhë u vlerësuan në rreth 133 milionë euro. Viti më i vështirë, sipas statistikave, ishte 2024, kur dëmet u vlerësuan në mbi 83 milionë euro.

Alsat


Shtuar më 5.10.2026 18:30

sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyaljojobet girişjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahismeritkingdeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel