Vera ishte e nxehtë për Granit Xhakën. Mesfushori, një lider te Zvicra gjatë EURO 2020, u raportua se ishte kërkesa e trajnerit Jose Mourino te Roma.
Italianët bënë ofertën e tyre, po Arsenali nuk e lëshoi dhe tashmë ka ardhur edhe firma në kontratë për rinovimin e marrëveshjes.
Gazetari i Blick, Andreas Boni, raporton se Xhaka ka firmosur me Arsenalin deri më 30 qershor 2025.
Pritet njoftimi i “Topçinjve” nga çasti në çast, për futbollistin e marrë nga Borussia M’Gladbach verën e vitit 2016.