Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në Twitter shkruan se Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve është e kërcënuar nga talebanët.
“Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan ministrja.
Albania ?? is ready to host hundreds of Afghans ?? whose lives are threatened by the deteriorating security situation. We stand side by side with our allies, ready to guarantee their safety and wellbeing. https://t.co/q6UZF6pBls
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) August 16, 2021
Ndërkohë kujtojmë se edhe kryeministri Rama dje konfirmoi se në Shqipëri do të vijnë afganë.
Gjithashtu është mësuar se në vendin tonë do të strehohen rreth 400 afganë mes Tiranës dhe Durrësit, shpenzimet e të cilëve do të mbulohen nga qeveria Rama./albeu.com