Autoritetet spanjolle kanë ndërhyrë në një kamp emigrantësh pranë bregdetit të Ceutës, ku mijëra persona ishin vendosur pasi kaluan kufirin nga Maroku dy muaj më parë.
Sipas qeverisë së Spanjës, më shumë se 72 mijë emigrantë kaluan në Ceuta nga Maroku në fund të korrikut. Pjesa më e madhe e tyre është kthyer që atëherë, ndërsa të paktën 10 mijë persona vijojnë të qëndrojnë në këtë zonë autonome spanjolle të Afrikës së Veriut. Prania e tyre ka rënduar burimet lokale dhe ka shtuar tensionet.
Të lidhura
None found
Policia largoi emigrantët nga plazhi Trampolin, ku rreth 3 mijë njerëz kishin jetuar prej dy muajsh në çadra dhe strehime të ngritura në mënyrë të improvizuar.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme spanjolle i tha Reuters të hënën se emigrantët do të dërgohen në një strukturë të përkohshme, ku do t’u nënshtrohen procedurave ligjore ose mund të kthehen në Marok.
