Kancelari gjerman Friedrich Merz zhvilloi sot një vizitë në Kiev, në një moment kur Rusia ka shtuar sulmet kundër qyteteve ukrainase.
Të lidhura
None found
Vizita e dytë e Merzit në kryeqytetin ukrainas që prej marrjes së detyrës së kancelarit synon të përcjellë mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën. Ai deklaroi se i ka siguruar presidentit Volodymyr Zelensky se ndihma gjermane do të vijojë.
“Nëse Rusia nuk ndalet, makineria e saj e luftës herët a vonë do të kthehet kundër nesh”, u shpreh Merz.
Ndërkohë, përplasjet ajrore mes dy vendeve janë përshkallëzuar. Moska po përdor raketa balistike dhe dronë me motor reaktiv kundër objektivave në qytete të ndryshme të Ukrainës, ndërsa Kievi po godet industrinë ruse të naftës dhe bizneset në Rusi.
Gjatë qëndrimit të kancelarit gjerman në Kiev, mediat vendëse raportuan se u dëgjuan shpërthime. Pas ofensivës ajrore ruse të ditëve të fundit, Zelensky paralajmëroi se Ukraina do t’i rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës.
