Rusia godet Urën Veriore në Kiev, dy të plagosur dhe qarkullim i ndërprerë

Dy persona mbetën të plagosur pasi një sulm rus goditi të shtunën Urën Pivnichnyi (Veriore) në Kiev. Goditja dëmtoi asfaltin dhe linjat e trolejbusëve, duke detyruar autoritetet të pezullonin përkohësisht qarkullimin mbi këtë urë.

Të lidhura

None found

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko, njoftoi se ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në zonën e prekur. Lëvizja nga bregu i majtë në drejtim të bregut të djathtë u bllokua pas sulmit.

Incidenti ndodhi pak ditë pas sulmeve të njëpasnjëshme me dronë rusë ndaj Urës Pivdennyi (Jugore). Të dyja veprat infrastrukturore kalojnë mbi lumin Dniepër dhe lidhin pjesët lindore me ato perëndimore të Kievit, duke shërbyer si nyje të rëndësishme për transportin dhe lëvizjen e banorëve.

Goditjet e përsëritura kanë sjellë probleme në qarkullimin rrugor, hekurudhor dhe atë të trolejbusëve, ndërsa në disa pjesë të qytetit është krijuar trafik i rënduar. Autoritetet kanë paralajmëruar se dëmtimet e vazhdueshme mund të cenojnë qëndrueshmërinë e urave dhe të bëjnë të nevojshme mbylljen e tyre.

Ekspertët vlerësojnë se përdorimi i dronëve nuk ka gjasa të shkaktojë shembjen e plotë të urave, por sulmet e përsëritura mund t’i nxjerrin ato jashtë përdorimit. Nëse lidhjet kryesore mbi Dniepër ndërpriten, autoritetet ukrainase kanë shqyrtuar si alternativa përdorimin e trageteve ose ndërtimin e urave të përkohshme pontone.

Klitschko e përshkroi gjendjen në Kiev si “shumë dramatike” dhe akuzoi Moskën se po godet infrastrukturën kritike, logjistikën dhe objekte të tjera me rëndësi për qytetin.

Moska, nga ana e saj, tha se dronët rusë kishin goditur dy ura që, sipas autoriteteve ruse, shërbejnë për transportin e trupave dhe ngarkesave ushtarake ukrainase. Rusia u ka kërkuar gjithashtu shtetasve të huaj, mes tyre edhe diplomatëve, të largohen nga Kievi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka akuzuar Rusinë për sulme ndaj infrastrukturës jetike të Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin i ka paraqitur këto goditje si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ukrainase mbi objektet energjetike dhe infrastrukturën e naftës në Rusi.


Shtuar më 4.10.2026 09:03

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetbetparkesbetjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbet girişMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişjojobet girişbahsegeljojobet girişMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbet