Zelensky paralajmëron: Ukraina do të intensifikojë sulmet ndaj rafinerive ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina do të intensifikojë sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi, duke i paraqitur ato si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Në një intervistë për Reuters, Zelensky tha se inteligjenca ukrainase ka siguruar dokumente që tregojnë për një ndryshim në strategjinë ruse, me synimin për të ushtruar presion mbi civilët dhe për t’i detyruar ata të largohen nga Kievi dhe qytete të tjera të mëdha.

Të lidhura

None found

“Ne kemi parë dokumente dhe e dimë se Presidenti rus Vladimir Putin lejoi forcat e armatosura ruse të nisin sulme ndaj infrastrukturës, rrjeteve të furnizimit dhe në veçanti të godasin qytete dhe fshatra pa dallim… rrugë, shkolla, spitale”, tha Zelensky.

Zelensky tha se Ukraina do të përgjigjet ndaj sulmeve kundër infrastrukturës së saj energjetike duke goditur objektet që, sipas tij, gjenerojnë të ardhura për financimin e luftës, duke përmendur në mënyrë të veçantë rafineritë ruse.

“Ne duhet t’u përgjigjemi sulmeve të tyre ndaj infrastrukturës sonë energjetike, ne duhet t’u përgjigjemi me sulme para së gjithash, ndaj rafinerive të tyre: ndaj gjithçkaje që u jep para për të zhvilluar këtë luftë”, tha Zelensky.


Shtuar më 4.10.2026 08:50

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetbetparkesbetjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbet girişMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişjojobet girişbahsegeljojobet girişMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbet