Aktori i njohur Agron Llakaj ishte i ftuari i parë i këtij sezoni të “Goca dhe Gra”, ku gjatë bisedës me katër moderatoret u ndal edhe te videot intime të personazheve publikë që janë shpërndarë ditët e fundit në rrjetet sociale. Llakaj, i cili i njeh nga afër disa prej personave të përfshirë, tha se ajo që ka ndodhur e ka kaluar kufirin e një ngjarjeje që mund të komentohet thjesht si lajm.
Ai foli edhe për mënyrën se si ka reaguar shoqëria ndaj kësaj situate, duke kritikuar gjuhën e përdorur dhe reagimet e shumta në rrjetet sociale. Në fund, dha edhe një mesazh për publikun, duke bërë thirrje për më shumë dashuri dhe mirësi dhe më pak urrejtje.
Të lidhura
None found
Pjesë nga biseda:
Ema: Meqenëse na gjete te kjo temë, do kisha dashur të të përfshija, ti i njeh, janë kolegë. Si ndihesh?
Agroni: Mendoj se për natyrën si ndodhi, e kaloi parametrin e një ngjarje që mund ta komentosh. Megjithatë unë nga natyra jam anti-popullor, mendoj se ne shqiptarët kemi lindur vetëm për të sharë. Më duket se jemi një popull i nevrikosur. Kam konflikt interesi se i njoh personat, është jashtë çdo imagjinate. Nuk do kisha dashur që një koment i imi të zinte një vend në këtë emision ‘Goca dhe Gra’. E jashtëzakonshme, shumë e rëndë, no comment më vjen të them.
Ai e mbylli reagimin e tij me një apel për më shumë mirësi në shoqëri.
“Më shumë ka urrejtje se dashuri. Jetën një herë na e jep Zoti, falni më shumë dashuri, mirësi, larg urrejtjes, thotë Aurela Gaçe”, u shpreh Agron Llakaj.
