Situata në kopshtin e fëmijëve në Korçë është përkeqësuar, pasi janë raportuar raste të tjera me simptoma të ngjashme.
Pas gjashtë fëmijëve që morën ndihmë mjekësore në spital për shqetësime gastrointestinale, burime bëjnë të ditur se edhe fëmijë të tjerë kanë shfaqur simptoma, por nuk janë dërguar për trajtim në spital.
Të lidhura
None found
Prindërit thonë se problemet shëndetësore janë vënë re pas drekës së konsumuar në kopsht. Disa prej tyre kanë raportuar shqetësimet e fëmijëve, raporton gazetarja Lorena Kodra.
Të revoltuar, prindërit kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse. Ata kërkojnë verifikimin e plotë të rrethanave dhe marrjen e masave për garantimin e sigurisë së fëmijëve.
Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar nëse simptomat janë shkaktuar nga ushqimi i konsumuar në kopsht apo lidhen me një faktor tjetër.
