Mbyllet protesta para Kuvendit, deputetëve u kërkohet të votojnë pa vonesë ndryshimet për Specialen

Pas tubimit të 18-të radhazi, pjesëmarrësit e iniciativës “Jo në emrin tim” marshuan drejt njërës prej hyrjeve të Kuvendit të Kosovës. Ata kërkuan që deputetët të votojnë pa vonesë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Të lidhura

None found

Gjatë aksionit, protestuesit i lexuan me radhë emrat e 110 deputetëve, duke u bërë thirrje të veprojnë dhe ta miratojnë projektligjin. Në marshim brohoritën “Votoni ligjin” dhe mbajtën pankarta e simbole të UÇK-së.

Organizatori i protestave të përnatshme, Çlirim Haziri, tha se Kuvendi ia ka borxh këtë ligj UÇK-së dhe dëshmorëve të saj. Sipas tij, shteti u ndërtua mbi sakrificën, plagët dhe gjakun e tyre; kërkesa për ndryshime nuk buron nga frika prej drejtësisë, por nga kundërshtimi që një padrejtësi të paraqitet si drejtësi. Haziri u shpreh se deputetët ia kanë borxh Kosovës zgjedhjen e presidentit, ndërsa UÇK-së miratimin e ligjit.

Protestuesit kërkuan që votimi të mos shtyhet më, duke theksuar se kanë mbetur tri ditë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit. Përmes protestës “Jo në emrin tim”, ata kërkojnë veprime konkrete të institucioneve për mbrojtjen e UÇK-së dhe të çlirimtarëve.

Protesta nisi të shtunën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku u mblodhën qytetarë të shumtë. Për të 18-tën herë radhazi, ata kundërshtuan vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilin e konsiderojnë të padrejtë.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale e dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Gjatë ditës, platforma “Liria ka emër” zhvilloi një aksion para Kuvendit, duke kërkuar nga deputetët thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për shqyrtimin e ndryshimeve ligjore.

Më 2 tetor, Qeveria e Kosovës deklaroi se nisma e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka pengesa ligjore. Ndryshimet ende nuk janë miratuar nga Kuvendi, ndërsa PDK-ja ka bërë të ditur se mbështetjen për zgjedhjen e presidentit e kushtëzon me miratimin e tyre. Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.

Lajmi u përditësua më 03.10.2026 në orët 19:45, 19:53, 19:54, 20:05 dhe 20:11.


Shtuar më 3.10.2026 20:22

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetjojobet girişjojobetholiganbet girişholiganbet girişMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbethttps://jojobet5668.com/jojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet