Përparimi i afganëve ka qenë i shpejtë dhe i befasishëm, duke mësyrë edhe shtëpitë e udhëheqësve ushtarakë e politikë të vendit.
Rasti konkret bën fjalë për shtëpinë e liderit ushtarak afgan, Rashid Dostum.
Teksa arritën të marrin nën kontroll qytetin verior Mazar-I-Sharif, talebanët mësynë edhe në vilën luksoze të tij.
Në videot e publikuara në internet, talebanët duken teksa ulen në mobiliet prej ari. Rashid Dostum ka qenë aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë 20 viteve të fundit në luftën ndaj talebanëve. Dostum është edhe themeluesi i partisë Junbish-e.
Mëngjesin e së dielës, talebanët kanë arritur të marrin kontrollin e Jalalabadin, kryeqytetin e Provincës Nangarhar të Afganistanit. Po ashtu, raportohet se ata kanë nën kontroll të gjitha pikat kufitare të Afganistanit, rruga e vetme për të dalë jashtë vendit është vetëm aeroporti i Kabulit.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Afganistanit, njoftoi se talebanët kanë rrethuar Kabulin dhe tashmë kanë nisur ofensivën për të marrë kryeqytetin. Sipas tij, talebanët janë duke hyrë nga të gjitha anët në Kabul. Associated Press, teksa citon zyrtarë që kanë folur në kushte anonimiteti, raporton se deri tani nuk ka pasur luftime./albeu.com