Milaim Zeka kritikon emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it: Rama bëri një gabim fatal

Gazetari Milaim Zeka, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, komentoi masën e sigurisë të vendosur ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni. Gjatë diskutimit, ai vuri në pikëpyetje vendimin për ta emëruar Hysenin në drejtimin e shërbimit informativ shqiptar dhe ngriti dyshime mbi motivet që, sipas tij, e kanë shtyrë kryeministrin Edi Rama.

Zeka foli edhe për përvojën e Hysenit në Kosovë dhe largimin e saj nga AKI-ja. Sipas gazetarit, ky largim nuk ka qenë thjesht profesional, por është ndikuar nga zhvillime politike që lidhen me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Të lidhura

None found

“Gabimi më i madh në rastin e SHISH-it, që në fillim, ishte i Edi Ramës, i cili mori një profesioniste shumë të zonja në fushën e saj. Vlora Hyseni kishte bërë një punë të shkëlqyer në AKI në Kosovë, por unë mendoj se ajo u largua për arsye politike nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Më pas, Rama mori një person nga AKI-ja dhe e vendosi në krye të SHISH-it në Shqipëri, gjë që ishte absurde, pasi juridikisht jemi dy shtete. Për këtë arsye, Edi Rama nuk duhej ta emëronte në drejtimin e shërbimit informativ shqiptar. Unë kam pasur dhe vazhdoj të kem dyshime: përse e ndërmori këtë hap? Mendoj se synimi i tij ishte të pastronte SHISH-in nga njerëzit që kishin lidhje të afërta me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike”, u shpreh Zeka.


sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetMadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet girişholiganbet