Protesta në kryeqytet vijon me sloganet “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, protestuesit, të udhëhequr edhe këtë mbrëmje nga studentët, u zhvendosën në një marshim përgjatë kryeqytetit.
Të lidhura
None found
Gjatë tubimit u dëgjuan thirrjet “arrestoni Ramën”, “arresto Ballukun” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Protestuesit ndezën flakadanë gjatë lëvizjes, duke i dhënë një tjetër dimension protestës.
Më herët, Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyne zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë, qytetarët u organizuan në pika të ndryshme të Bulevardit, pasi policia nuk i lejoi të zhvillonin tubimin përpara sheshit të Kryeministrisë.
