Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, shprehet i bindur se të gjitha partitë opozitare do ta mbështesin nismën për rritjen e pagës minimale, si dhe subvencionimin e kontributeve për të lehtësuar barrën e sektorit privat.
Të lidhura
None found
“Besoj se të gjitha partitë opozitare do ta përkrahin këtë propozim, por mbështetja e tyre e vetme nuk mjafton. Nevojitet edhe vota e partive që janë në pushtet. Për këtë arsye më habit që partnerët e koalicionit, VLEN-i dhe ZNAM-i, përveç OBRM-PDUKM-së, nuk e mbështesin një ligj të tillë”, deklaroi ai.
Sipas Bytyqit, nisma e re ndryshon nga propozimet e mëparshme për pagën minimale, pasi përfshin edhe një mekanizëm në ndihmë të sektorit privat.
“Me ligjin e ri synojmë që paga minimale të rritet në 600 euro, duke nisur nga muaji tetor. Në të njëjtën kohë, parashikojmë që Qeveria ta mbështesë sektorin privat përmes subvencionimit të kontributeve që lidhen me këtë rritje”, tha Bytyqi.
Ai sqaroi se bëhet fjalë për një rritje nga paga minimale aktuale, e cila është rreth 10.900 denarë. Sipas propozimit, Qeveria do të mbulojë subvencionimin e kontributeve dhe të dhënave tjera për sektorin privat, në mënyrë që kalimi në pagën e re të jetë më i lehtë, deklaroi Bytyqi në “TV Shenja”.
