Gjykimi për rastin “Talir 1” rikthehet në fillim

Procesi gjyqësor në çështjen “Talir 1” është kthyer në pikën e nisjes, pasi seanca kryesore u shty dhe u tejkalua afati ligjor prej 90 ditësh nga seanca e fundit. Me këtë, procedura do të nisë zyrtarisht për herë të shtatë.

Të lidhura

None found

Gjykata Themelore Penale në Shkup bëri të ditur sot se shtyrja u ndikua nga disa rrethana. Prokurorja e re, e cila e mori përsipër lëndën pasi Lençe Ristoska mbeti pa autorizim, kërkoi kohë për t’u njohur me numrin e madh të provave dhe ekspertizave. Gjithashtu, mungesa e njërit prej të pandehurve e vështirësoi zhvillimin e seancës.

Rasti “Talir 1” lidhet me financimin e paligjshëm të OBRM-PDUKM-së. Sipas Prokurorisë, në arkën e partisë janë derdhur më shumë se 4.6 milionë euro përmes kartave fiktive të pagesës, të regjistruara në emrat e anëtarëve të partisë./Telegrafi/


Shtuar më 30.09.2026 18:29

Tags:
sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet girişholiganbet