Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se vendi renditet ndër kryesuesit e procesit të integrimit dhe se gjatë vitit të fundit ka shënuar progres të rëndësishëm.
Von der Leyen u shpreh e kënaqur që u rikthye në Tiranë dhe tha se, nga përvoja e saj, shqiptarët e mbajnë Evropën në zemër. Ajo kujtoi se vjen çdo vit për të ndjekur ecurinë e vendit dhe e cilësoi fantastike punën që Shqipëria ka bërë brenda një viti.
Të lidhura
None found
Sipas saj, ky përparim ka rëndësi të veçantë, pasi tregon se Shqipëria dhe BE-ja e shohin botën në të njëjtën mënyrë. Presidentja e Komisionit Evropian theksoi se anëtarësimi do të forcojë jo vetëm Shqipërinë, por edhe BE-në, një mesazh që dëshiron t’ua përcjellë qytetarëve shqiptarë dhe evropianë.
Ajo bëri thirrje që të ruhet fokusi në procesin e integrimit, pasi mbetet ende punë për t’u bërë.
