IKShPK: Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të mbërrijnë më 21 tetor

Vaksinat kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të mbërrijnë në Republikën e Kosovës më 21 tetor, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Të lidhura

None found

IKShPK ka shpjeguar se ndryshimet në përbërjen e shtameve të rekomanduara për vaksinën e hemisferës veriore kanë ndikuar këtë vit në procesin ndërkombëtar të prodhimit të vaksinave kundër gripit.

Si pasojë, janë ndikuar afatet e prodhimit dhe të furnizimit në nivel global dhe në vendet e rajonit. Sipas institutit, vaksinat do të mbërrijnë në Republikën e Kosovës 21 ditë më vonë se afati i planifikuar.

Instituti po e ndjek nga afër procesin e furnizimit dhe do t’i njoftojë qytetarët dhe institucionet shëndetësore për nisjen e vaksinimit kundër gripit sezonal pasi t’i pranojë vaksinat.

Pas përfundimit të procedurave të pranimit dhe shpërndarjes së vaksinave në institucionet shëndetësore, qytetarët do të informohen në kohë për vendet dhe oraret e vaksinimit.

IKShPK i ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.


Shtuar më 30.09.2026 18:29

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet girişholiganbet