Gazetari Almer Toska: Po vjen radha e Ballukut, Rama lëshoi Agasin, që të goditet ish-zv.kryeministrja!

Gazetari Almer Toska, teksa ishte i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, komentoi skandalet e fundit me ish-drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni dhe biznesmenin Ergys Agasi.

Toska u shpreh se po vjen radha e goditjes së Belinda Ballukut dhe grupit të saj, pas goditjes nga SPAK të Ergys Agasit dhe rrjetit të tij në shtet dhe institucione.

Almer Toska: Ka qenë Edi Rama që ndjehej krenar dhe e mbronte. Takoheshin në një nga rezidencat jashtë Tiranës çdo javë. Raportonte për gjendjen e krimit. Pjesën tjetër e menaxhonte Belinda Ballukun. Dy grupe kundërshtare edhe me miratimin e Ramës. Që të përplaseshin dhe të mos shkonin te ai. Ergys Agasi dhe Belinda Ballukut nga viti 2022-2023 kanë patur një marrëdhënie kaq të ngushtë si me Vlora Hyseni por Rama nuk ka dashur dhe u ndanë. Lufta ka qenë për para dhe pushtet jo për ti marrë karrigen Edi Ramës.

Vlora Hyseni iu bashkua Ergys Agasi pasi kuptoi se ai ishte kryeministër. I shërbente Agasit vetëm në lejimin e trafikut të kokainës në Shqipëri. Që Gysi e bënte nga Porti i Durrësit vazhdimisht. Një nga grupet e Durrësit. Bëhet fjalë për familjen Troplini. U godit dhe familja Troplini nga SPAK. Fliten dhe për vrasje. Ergys Agasi ishte promovuar nga kjo familje për të garantuar atyre pushtetin. Detaji më i ri për këtë çështje. Një nga telefonat e Agasit mendohet se kishte komunikim me Edi Ramën mendohet se është asgjësuar nga policia, është zëvendësuar. Ky telefon me bisedat mes Agasit dhe Ramës nuk gjendet. Për mendimin Agasi, ka patur një takim me Ramën 3 ditë para se të arrestohej. Rama ka dashur ta lëshojë Agasin që ti vijë radha krahut tjetër të goditet. Po vjen radha e Belinda Ballukut se po flasim për integrim.

Një nga drejtori i aviacionit civil para prokurorëve ka treguar shumë. Është zbërthyer. Ka folur çfarë ka ditur. Pse nuk kemi një aksion? Pse SPAK po pret ende që ta godasë ende Belinda Ballukun? Ose kemi një SPAK të kontrolluar. Që pret të bëhet ndryshimi i reformës territoriale më datën 8. SPAK po tregohet shumë i rezervuar me të dhënat gazetarëve lidhur me këtë dosje. Të fortë që ndanin shtratin me Belinda Ballukun. SPAK pret akoma. Është nga dosjet më të rënda, 1 mld euro abuzime. O duhet të asgjësohet SPAK ose Belinda. Ne themi integrimi.


Shtuar më 30.09.2026 15:54

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş