Gjorgjievski: Gjobat për menaxhimin e papërgjegjshëm të mbeturinave në Shkup kalojnë 80 mijë euro

Mbi 80.000 euro gjoba janë shqiptuar gjatë periudhës së kaluar ndaj subjekteve juridike që nuk janë treguar të përgjegjshme në trajtimin e mbeturinave, deklaroi kryetari i Komunës së Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Të lidhura

None found

Sipas tij, lufta ndaj deponive të egra do të ishte më efikase me krijimin e policisë komunale. Gjorgjievski tha se në këtë proces janë të përfshira edhe komunat e Shkupit dhe se bashkëpunimi i koordinuar mund të sjellë rezultate më të mira.

Duke folur për ndalimin e hedhjes së mbeturinave pas orës 22, ai sqaroi se Inspektorati i Qytetit vepron brenda kompetencave të tij, por përballet me kufizime për shkak të mënyrës se si funksionon sistemi aktual.

Kryetari i Shkupit vlerësoi se një numër i vogël qytetarësh dhe kompanish të papërgjegjshme janë përgjegjës për këtë problem. Ata, siç tha ai, lënë mobilje të vjetra dhe mbetje të tjera pranë kontejnerëve, në parqe dhe përgjatë bulevardeve.

Gjorgjievski theksoi se disa qytetarë e konsiderojnë më të leverdishme pagesën e gjobës sesa dërgimin e mbeturinave të mëdha në “Drisla” në mënyrën e duhur. Për këtë arsye, Qyteti synon të ofrojë një herë në javë mundësinë që të gjithë banorët e Shkupit t’i hedhin falas mbeturinat e mëdha.

Të dhënat e plota për gjobat e vendosura, shtoi ai, mund të merren përmes Inspektoratit të Qytetit.


Shtuar më 30.09.2026 15:28

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş