Basha: Flota e automjeteve zyrtare do të monitorohet me GPS

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për administrimin e automjeteve zyrtare përmes teknologjisë GPS, ka njoftuar ministri Dimal Basha.

Të lidhura

None found

Sipas Bashës, përdorimi i këtij sistemi do të forcojë kontrollin dhe mbikëqyrjen e mënyrës se si shfrytëzohen automjetet në pronësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Ai ka theksuar se zbatimi i GPS-it do të mundësojë një administrim më të organizuar dhe efikas të flotës, ndërsa do të ndikojë edhe në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës për përdorimin e pasurive publike.

“Një hap tjetër drejt digjitalizimit dhe transparencës! Sot, në Qeveri u miratua nisma e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për menaxhimin e flotës së automjeteve përmes sistemit GPS”, ka shkruar Basha.

Ministri ka bërë të ditur se zgjidhja e re teknologjike është ndërtuar me mundësi zgjerimi, në mënyrë që më vonë të përfshijë edhe automjetet zyrtare të institucioneve të tjera qeveritare.

“Ky sistem do të sjellë një standard të ri në administrimin e automjeteve zyrtare të Ministrisë, duke mundësuar kontroll dhe mbikëqyrje më të mirë të përdorimit të tyre. Njëkohësisht, sistemi është projektuar që në të ardhmen të mund të zgjerohet dhe të integrojë automjetet zyrtare të gjithë Qeverisë”, ka deklaruar ai.

Basha e ka cilësuar nismën si një komponent të politikave qeveritare për digjitalizimin e administratës publike dhe për menaxhimin më të mirë të aseteve shtetërore.

“Kjo është qasja jonë ndaj digjitalizimit, që ofron më shumë kontroll dhe mbikëqyrje, më shumë llogaridhënie dhe transparencë, si dhe menaxhim më efikas i resurseve publike”, ka shkruar ministri i Infrastrukturës dhe Transportit.


Shtuar më 30.09.2026 15:22

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş