Zbulohet vajza që mund t’i ketë rrëmbyer zemrën mbrojtësit të Milanit, Theo Fernandez. Në fakt, ajo është një emër i njohur në mjedisin italian, pasi ka qenë e lidhur me Fabrizio Coronan, gazetarin e njohur të medieve rozë.
Bëhet fjalë për Zoe Cristofoli, modelen italiane, e cila njihet për tatuazhet e shumta që ka në trup. Të dy janë pikasur në një restorant në qendër të Milanos, por vetëm kaq, pasi nuk ka më shumë informacioni për lidhjen mes tyre.