Kryeministri Edi Rama u takua me disa prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe, me të cilët diskutoi krijimin e një Këshilli Kombëtar dhe forcimin e rolit të mësuesve ndihmës.
Gjatë bisedës, Rama nënvizoi rëndësinë e ngritjes së një skeme të posaçme trajnimi për këta mësues. Ai kërkoi gjithashtu që të shqyrtohet mundësia e një mbështetjeje financiare shtesë për ta.
Të lidhura
None found
“Duhet ndërtuar një sistem trajnimi dhe duhet parë mundësia që këtyre mësuesve t’u jepet një mbështetje ekstra financiare. Duhet të kenë një bonus mbi pagën”, deklaroi Rama.
Një tjetër propozim i kryeministrit ishte ngritja e një këshilli konsultativ, i cili do të mblidhej rregullisht për të trajtuar në kohë problematikat e evidentuara.
“Duhet të organizojmë një këshill konsultativ, të mblidhet me frekuenca të rregullta, të ketë një mikrosekretariat, dikë që mund të referojë problemet në kohë reale”, u shpreh Rama.
