Nga droga te prerja e pyjeve, bien në pranga 7 persona në Tiranë

Policia ka vënë në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga kanaisi te prerja e pyjeve pa leje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. J., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis;

E. I., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të çantës personale nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafmolla 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 52 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur 16-vjeçar, sepse në zonën e Qafmollës, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh dhe drurësh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. L., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse të drejtimit është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues Y. D. Si pasojë është vetëdëmtuar shtetasi D. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

L. Sh., 40 vjeç dhe Gj. Gj., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

K. A., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 14.08.2021 16:48