“Paketa e Maleve u takon pronarëve”/ Rama në Nju Jork: Projekti i Zvërnecit sjell 4 miliardë euro, po vlerësojmë ndikimin në mjedis

Gjatë takimit me shqiptarët në Staten Island të New York-ut, kryeministri Edi Rama foli për Paketën e Maleve dhe projektin e Zvërnecit, duke deklaruar se puna për këtë nismë vijon. Sipas tij, aktualisht po analizohen ndikimi dhe rreziqet që mund të ketë projekti në mjedis.

“Paketa e Maleve u krijua për të gjithë ata që kanë prona në ato zona. Asnjë investitor tjetër nuk mund të ketë akses nëse nuk është partneri juaj dhe nëse ju nuk dëshironi ta keni aty. Kush kërkon të bashkëpunojë me një partner, është i mirëpritur.

Të lidhura

None found

Shndërrimi i maleve në burim mirëqenieje është i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Synimi është që numri i vizitorëve të rritet nga 12 milionë në 20 milionë. Më pas, do të jetë përgjegjësi e të rinjve që do të marrin stafetën për ta çuar këtë shifër edhe më lart. Objektivi i tanishëm është të tërheqim në Shqipëri turistë me të ardhura të larta.

Pikërisht këtë synon edhe projekti shumë i diskutuar, i bërë i famshëm, por edhe famëkeq për shkak të gënjeshtrave, manipulimeve dhe politikës, ai i Zvërnecit dhe Sazanit. Ky projekt sjell 4 miliardë euro në një ekonomi që në total arrin në 27 miliardë euro.

Për Shqipërinë bëhet fjalë për një projekt të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht delikat për ekuilibrin mjedisor. Për këtë arsye po punojmë intensivisht për të matur ndikimin dhe për të identifikuar rreziqet reale, jo ato që prodhohen në rrjetet sociale nga manipuluesit dhe sharlatanët. Ditët e punës këtu shoqërohen me pak kafe, madje me atë kafenë e tmerrshme amerikane, ndryshe nga Shqipëria.

Rama falënderoi të pranishmit për kohën dhe organizimin e takimit, ndërsa me humor iu drejtua edhe Xhemost, duke komentuar veshjen e tij.

“Ju falënderoj që më kushtuat kohën tuaj në këtë ditë pushimi. Falënderoj Xhemon, i cili është veshur si politikan amerikan; përballë teje, unë dukem si roja e hotelit. Të falënderoj shumë për organizimin. Bashkë me ty janë edhe disa djem nga Ulqini, ndaj ju falënderoj shumë.

Nëse burrat e Shqipërisë kanë bërë shumë budallallëqe, imagjinoni çfarë do të bënin nëse nuk do të kishin gratë. Prandaj ju falënderoj edhe juve. Kujdesuni për burrat dhe mos ua vini veshin kur hiqen si të fortë, sepse në të vërtetë dridhen në zemër kur flisni ju. Shumë faleminderit”, u shpreh Rama.


Shtuar më 26.09.2026 21:17

sultanbeyli escortJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibomjojobetsekabetcasibom