I jep fund jetës i dënuari në burgun e Reçit, pasi vrau gruan familjarët “e braktisën”, asnjë takim që nga 2025

Agron Llapushi, 49 vjeç, është gjetur i varur me litar në ambientet e dusheve të burgut të Reçit, ku po vuante dënimin. I burgosuri i ka dhënë kështu fund jetës.

Banues në Çekin të Gramshit, Llapushi ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alketa Llapushi, në vitin 2015. Sipas dëshmive të asaj kohe, ai ishte kthyer pak kohë më parë nga emigrimi në Greqi dhe, pas një konflikti për një tokë në Gramsh, kishte mbytur gruan. Pas ngjarjes, 49-vjeçari u paraqit vetë në polici dhe pranoi autorësinë e krimit.

Të lidhura

None found

Agroni dhe Alketa Llapushi kishin dy fëmijë. Gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, ai kishte pasur kontakte të kufizuara me familjarët, duke regjistruar vetëm dy takime, në vitet 2023 dhe 2025.

Për të, prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm. Megjithatë, Llapushi u shpall fajtor dhe u dënua me 24 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Vendimi u bë i formës së prerë më 10 dhjetor 2015.

Në deklarimet e dhëna pas vrasjes, ai kishte pohuar se familja e tij po përballej me probleme ekonomike dhe se vetë kishte kaluar një periudhë të rënduar psikologjikisht. Për të vlerësuar gjendjen e tij mendore ishte kryer edhe një ekspertizë psikiatriko-ligjore, e cila konkludoi se nuk vuante nga çrregullime psikike apo neuropsikike.


Shtuar më 26.09.2026 18:44

sultanbeyli escortJojobetCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetcasibom