“Nëse flisni, do t’ju groposë”/ Artan Hoxha: Vlora Hyseni e sulmoi Klodiana Lalën për t’u dërguar një sinjal edhe të tjerëve

Artan Hoxha komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News24 përplasjen mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit, dhe gazetares Klodiana Lala. Gazetari deklaroi se qëndron në krah të koleges së tij, ndërsa vlerësoi se reagimi i Hysenit mund të ketë pasur për qëllim edhe intimidimin e gazetarëve të tjerë.

Sipas Hoxhës, Klodiana Lala u vu në shënjestër në mënyrë të drejtpërdrejtë, por sulmi mund të ketë qenë një mesazh i përcjellë edhe për persona të tjerë.

Të lidhura

None found

Nisida Tufa: Të enjten, zonja Hyseni shkoi aty ku paraqiten të gjithë në SPAK. Ajo largoi me dorë mikrofonat e shumtë të gazetarëve që po i drejtoheshin. Të gjithë hyjnë dhe më pas dalin pa dhënë deklarata, të paktën nga sa kemi parë deri tani. Zonja Hyseni vendosi të sulmonte gazetaren Klodiana Lala. Për këtë është folur dhe komentuar shumë. Si e përjetove ti atë seancë?

Artan Hoxha: Ajo procedurë njihet si verifikimi i kushteve të masës së sigurisë. Masa tashmë ishte vendosur dhe aty bëhet komunikimi përkatës. Në përgjithësi, pyetjet lidhen me emrin e nënës, emrin e babait dhe nëse ke diçka për të deklaruar. Pra, nuk bëhet fjalë për një proces me ndonjë peshë të veçantë.

Unë e mbështes dhe e inkurajoj kolegen time, gazetaren Klodiana Lala, për punën që kryen. Gazetarët takojnë njerëz të ndryshëm dhe marrin informacione prej tyre. Çështja kryesore është mënyra se si informacioni sigurohet dhe nëse ai është i saktë apo jo. Nëse do të gjykohemi vetëm nga perceptimi, atëherë edhe unë jam dërguar në SPAK sepse kam publikuar një takim të Edi Ramës me një person që është dënuar me burgim të përjetshëm. Ku qëndron krimi në këtë rast?

Klodiana Lala thjesht po ushtron detyrën e saj, e cila është të bëjë pyetje dhe këtë mund t’ia drejtojë kujtdo. Nga ana tjetër, mendoj se ish-shefja e Shërbimit ndodhej në një gjendje shumë të rënduar. Për mua, ajo skenë tregoi se profesionalisht ka qenë mjaft e dobët. Ajo mund të zgjidhte të përgjigjej ose të mos përgjigjej, por duket se reagimin e kishte menduar paraprakisht. Dyshoj se agresiviteti i saj mund të ketë shërbyer për t’i çuar një sinjal dikujt tjetër.

Mendoj se ajo zgjodhi ta sulmonte Klodiana Lalën për të goditur, përmes saj, edhe pjesën tjetër të gazetarëve. Mesazhi mund të ketë qenë: “Unë kam informacion për të gjithë ju dhe nëse flisni, do t’ju gropos”. Ajo e dinte shumë mirë se, nëse mediat do të heshtnin, kjo çështje do të kalonte pa u ndalur, ashtu siç ndodhi me Ramën.

Nisida Tufa: A mendon se me këtë reagim ia ka përkeqësuar situatën vetes?

Artan Hoxha: Jo vetëm që e ka rënduar pozicionin e saj, por u tregoi edhe homologëve se sa e dobët ka qenë. Ajo po paraqitej për masën e sigurisë dhe sjellja ndaj koleges Lala nuk ishte thjesht një formë presioni; ajo shkoi përtej kësaj. Në fund të fundit, gazetarja ka familje, fëmijë dhe prindër, ndaj mund të zgjidheshin shumë mënyra të tjera për të reaguar.

Hyseni e ndërmori atë veprim në një moment kur të gjitha kamerat ishin të drejtuara nga ajo. Televizionet po transmetonin drejtpërdrejt, ndërsa ajo ishte personazhi që ndiqej më shumë. Pikërisht atëherë sulmoi Klodin, duke siguruar edhe më tepër vëmendje për situatën. Është si sjellja e disa gjarpërinjve që kafshojnë, largohen dhe presin që helmi të bëjë efekt, për t’u kthyer më pas. Ajo përdori të njëjtën metodë: godit, injekto helmin dhe prit reagimin e tjetrit.

Për këtë arsye, unë e mbështes dhe e inkurajoj Klodiana Lalën. Përtej kolegëve të medias, dua t’u drejtohem qytetarëve dhe publikut: duhet ta kuptoni se njerëzit që u shërbejnë më shumë interesave tuaja janë ata që mbajnë mikrofonin në dorë, pavarësisht nëse ju pëlqejnë apo jo. Ju e keni në dorë telekomandën.


sultanbeyli escortJojobetCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetcasibom