Lionel Scaloni e ka cilësuar si jashtëzakonisht emocionuese ndeshjen e 6 tetorit kundër Beninit, që pritet të shënojë paraqitjen e fundit të Lionel Messit me Kombëtaren e Argjentinës.
Të lidhura
None found
Pas njoftimit muajin e kaluar për tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar në moshën 39-vjeçare, Messi do ta zhvillojë ndeshjen e lamtumirës në stadiumin Monumental të Buenos Airesit.
“Do të jetë e vështirë të mos qaj”, tha Scaloni, duke shtuar se dëshiron që Messi të marrë përshëndetjen që ai vetë e meriton dhe e dëshiron.
Përzgjedhësi argjentinas bëri të ditur se gjatë periudhës së tij në drejtimin e Kombëtares kishte kontribuar edhe në realizimin e kësaj lamtumire.
Që prej debutimit në vitin 2005, Messi ka luajtur 207 ndeshje dhe ka shënuar 125 gola me fanellën e Argjentinës.
Ai e mbyll karrierën ndërkombëtare si lojtari me më shumë paraqitje dhe gola në historinë e Argjentinës. Me “Albicelestët”, Messi ka fituar Kupën e Amerikës në vitet 2021 dhe 2024, si edhe Kupën e Botës në vitin 2022.
