Në episodin e fundit të podcastit “Arena e Yjeve” ishte i ftuar trajneri i njohur kosovar Gani Sejdiu. Ai ndau me publikun momente nga rrugëtimi i tij në futboll, fillimisht si lojtar dhe më pas gjatë karrierës së suksesshme në pankinë. Ky episod u realizua me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Të lidhura
None found
Sejdiu kujtoi kohën kur luante për Trepçën dhe triumfin në kampionatin e Kosovës në sezonin 1992/93. Më pas, ai foli për kalimin në profesionin e trajnerit, ku me Trepçën arriti të fitonte titullin e kampionit dhe Superkupën.
Një tjetër kapitull i rëndësishëm i karrierës së tij ishte periudha te Feronikeli, me të cilin siguroi titullin dhe Kupën e Kosovës.
Gjatë intervistës u diskutua edhe për përvojat e tij në skuadra të tjera, mes tyre Besa e Pejës, si dhe për periudhën kur ishte pranë marrjes së drejtimit të Prishtinës. Në bisedë u përfshinë gjithashtu dy djemtë e tij, Florenti dhe Isufi, të cilët kanë qenë edhe vetë pjesë e futbollit.
Në gjysmën e dytë të podcastit, trajneri u përqendrua te Kombëtarja e Kosovës, fitorja ndaj Irlandës dhe përballja e ardhshme me Austrinë.
Ai shpjegoi aspektet ku “Dardanët” duhet të bëjnë përmirësime, kërkesat që do t’ua parashtronte futbollistëve para ndeshjes me Austrinë, si dhe dha opinionin e tij për punën e Franco Fodës.
Intervistën e plotë me Gani Sejdiun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.
