Vetëm sektorët VIP1 dhe VIP2 kanë ende bileta në dispozicion për përballjen e Kosovës me Austrinë; në pjesët e tjera të tribunave ato janë shitur të gjitha.
Të lidhura
None found
Interesi i madh i tifozëve për të qenë pranë kombëtares është i dukshëm, pavarësisht pakënaqësive të shprehura për rritjen e çmimeve të biletave. Ato dolën në shitje para disa ditësh.
Para se të luajë në “Fadil Vokrri”, në njërën nga tri ndeshjet e mbetura, Kosova do të përballet si mysafire me Austrinë në Vjenë dhe më pas me Izraelin në Hungari, më 4 tetor. Fillimisht, “Dardanët” duhet të përqendrohen te këto dy sfida.
Ndeshja e nesërme me Austrinë nis në orën 18:00. Synimi i Kosovës është promovimi në Ligën A.
Kosova e nisi me sukses edicionin e Ligës së Kombeve, duke fituar 1-0 ndaj Irlandës në Prishtinë dhe duke marrë pikët e plota. Pas kësaj fitoreje, kombëtarja u ngjit me një vend në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
