PD i kërkon Peleshit zbatimin e vendimit të Kushtetueses për hetimin e zgjedhjeve të 11 majit

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, për të vënë në zbatim vendimin e Gjykatës Kushtetuese që lidhet me krijimin e një Komisioni Hetimor për përdorimin e burimeve shtetërore dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit.

Kërkesa është firmosur nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili kërkon nisjen e menjëhershme të procedurave parlamentare për zbatimin e vendimit nr. 62/2026 të Gjykatës Kushtetuese.

Të lidhura

None found

Sipas argumentimit të demokratëve, vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 157, më 22 korrik 2026, dhe ka marrë fuqi në të njëjtën datë. PD-ja thekson se, bazuar në nenin 87 të Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi i çështjes nga Këshilli i Legjislacionit duhej të përfundonte brenda 30 ditëve.

Në letrën drejtuar Peleshit, Grupi Parlamentar i PD-së shprehet se kanë kaluar më shumë se dy muaj pa nisur procedura. Sipas tyre, kryetari i Kuvendit, si autoriteti përgjegjës për fillimin e procesit parlamentar, po shkel nenin 132 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Gazment Bardhi e konsideron këtë qëndrim si mosveprim institucional, ndërsa pretendon se vonesa po dëmton të drejtat e pakicës parlamentare dhe parimet e shtetit të së drejtës.

“Refuzimi apo vonesa në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme për opozitën”, thuhet në dokumentin e dërguar nga grupi parlamentar.

PD-ja i kërkon kryetarit të Kuvendit të marrë masa të menjëhershme për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, si edhe për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në shkresën e Grupit Parlamentar të PD-së me nr. 3452 Prot., datë 27.07.2026.


Shtuar më 26.09.2026 17:00

sultanbeyli escortJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetcasibom