Sot, me rastin e njëvjetorit të rënies në detyrë gjatë sulmit terrorist në Banjskë, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, qëndroi pranë familjes së heroit Afrim Bunjaku.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit, ajo u ofroi ngushëllime të afërmve dhe vuri në dukje se edhe pse dhimbja e humbjes mbetet e thellë, familjarët kanë arsye të forta për t’u ndier krenarë me sakrificën e tij.
“Mbahuni të fortë, e di që dhimbja vazhdon të jetë e madhe, por njëkohësisht jeni krenarë për veprën e tij”, u shpreh Haxhiu.
Ajo rikujtoi se institucionet e Kosovës nuk kanë reshtur së kërkuari nga aleatët ndërkombëtarë që të ushtrojnë trysni mbi Serbinë për të dorëzuar Milan Radoiçiqin, të konsideruar si udhëheqësin terrorist, bashkë me gjithë personat e tjerë të përfshirë në sulm.
“Me e transferu në Kosovë kryeterroristin Milan Radojçiq dhe terroristët tjerë. Janë 40 që Kosova i kërkon dhe në vazhdimësi kemi bërë kërkesë tek partnerët tanë që t’i bëjnë presion Serbisë që ata t’i transferojë dhe të përballen para drejtësisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi ajo.
Sipas Haxhiut, kjo temë ka zënë një vend të rëndësishëm edhe në bisedimet që kryeministri Albin Kurti zhvilloi gjatë vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
