Nesër mbrëma (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës do të zhvillohet ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Irlandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Një ditë më parë, të dyja përfaqësueset kanë në program aktivitetet e tyre zyrtare në të njëjtin impiant.
Të lidhura
None found
Të parët që do të dalin përpara mediave janë irlandezët. Në orën 10:15, përfaqësues të ekipit të Irlandës do të mbajnë konferencën për shtyp, e cila do të pasohet menjëherë në orën 11:00 nga seanca e tyre stërvitore zyrtare në “Fadil Vokrri”.
Pasditen, radhën e kanë dardanët. Trajneri Franco Foda, i shoqëruar nga një prej futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës, do të paraqitet para gazetarëve në konferencën zyrtare për shtyp në orën 16:20.
Më pas, në orën 17:00, kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë stërvitjen e saj të fundit përpara ndeshjes me Irlandën, duke përfunduar kështu fazën përgatitore për duelin e së enjtes.
Të gjitha aktivitetet do të mbahen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Mediat janë njoftuar se duhet të jenë të pranishme në vendngjarje të paktën 15 minuta para fillimit të konferencave për shtyp.
