Foda vlerëson kontributin e Alitit dhe Berishës në Kombëtaren e Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, foli sot para mediave për sfidat e afërta të “Dardanëve” në Ligën e Kombeve. Brenda dhjetë ditësh, skuadra do të luajë katër takime: ndaj Irlandës më 24 shtator, Austrisë më 27 shtator, Izraelit më 1 tetor dhe përsëri Austrisë më 4 tetor.

Të lidhura

None found

Foda bëri të qartë se ekipi do të përgatitet me përkushtim maksimal për këtë seri ndeshjesh, ndërsa synimi i përbashkët i stafit dhe futbollistëve do të jetë kërkimi i fitores në secilën përballje.

Gjatë konferencës, trajneri u ndal edhe te Fidan Aliti dhe Valon Berisha, dy futbollistë me rol të rëndësishëm në historinë e përfaqësueses së Kosovës, të cilët nuk do të jenë më pjesë e ekipit kombëtar.

Për Alitin, përzgjedhësi shprehu mirënjohje për paraqitjet dhe kontributin e dhënë ndër vite me fanellën e Kosovës, duke theksuar se mbrojtësi meriton respekt të plotë për gjithçka ka bërë për ekipin përfaqësues.

Foda falënderoi gjithashtu edhe Valon Berishën, të cilin e cilësoi si pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës. Ai kujtoi se Berisha shënoi golin historik kundër Finlandës dhe se vendosi të luante për Kosovën, pasi la Kombëtaren e Norvegjisë.

Sipas Fodës, ky vendim dhe i gjithë kontributi i Berishës me fanellën e Kosovës meritojnë mirënjohje dhe respekt.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibom