Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, iu bashkua protestës së studentëve të zhvilluar sot në kryeqytet kundër vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të lidhura
None found
Në një prononcim për mediat, ai kërkoi që aktgjykimi i Hagës të trajtohet përtej ndarjeve partiake, duke theksuar se kjo çështje duhet të bashkojë të gjithë.
Rama deklaroi se protesta është demokratike dhe se studentët kanë ardhur nga të gjitha qytetet për të mbështetur procesin dhe për të kundërshtuar vendimet e marra në Hagë. Ai tha se një vlerë kombëtare nuk mund të kriminalizohet në asnjë proces, ndërsa shtoi se sheshet e kryeqytetit do të jenë gjithmonë të hapura për protestat që mbrojnë këto vlera. Kryetari i Prishtinës u bëri thirrje institucioneve dhe partive që qëndrimi të jetë mbi interesat partiake, duke vlerësuar se situata duhet të shfrytëzohet për unitet kombëtar, pasi duhet të jenë një dhe bashkë përballë cenimit të vetë procesit.
