Në Malin Sharr gjendet i pajetë bjeshkatari 74-vjeçar; SPB: Vdekje natyrore

SPB Tetovë njoftoi se alpinisti 74-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, në rreth 2500 metra lartësi mbidetare, është identifikuar. Ekzaminimet kanë përcaktuar se shkak i vdekjes ishte një proces natyror.

Të lidhura

None found

Ngjarja u raportua më 20.09.2026, në orën 14:37, kur një grup alpinistësh njoftoi autoritetet për gjetjen e trupit të një të moshuari në një shteg këmbësorësh. Viktima ishte A.S.(74) nga fshati Xhepçisht, ndërsa identiteti i tij u konfirmua nga M.J., me të cilin kishte ecur më herët.

Për rastin u informua prokurori publik kujdestar nga PTHP Tetovë. Duke qenë se terreni ishte i vështirë për ndërhyrje, për nxjerrjen e trupit me helikopter u angazhuan ekipe të Njësisë Speciale Antiteroriste “Tigri” dhe Njësisë për Detyra Policore pranë Departamentit të Njësive Avio të MPB-së. Trupi u nxor nga zona dhe u dërgua në Departamentin e Mjekësisë Ligjore pranë Spitalit Klinik të Tetovës.

Pas ekzaminimit u konstatua se bëhej fjalë për vdekje natyrore. Me urdhër të prokurorit publik, trupi iu dorëzua familjarëve për varrim, bëri të ditur SPB. /Telegrafi/


Shtuar 21.09.2026 12:49

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet