Mbi një mijë sulme kibernetike ndaj procesit zgjedhor në Rusi; Pamfilova përmend Ukrainën

Zgjedhjet parlamentare në Rusi, të cilat po zhvillohen që prej së premtes, janë shoqëruar me mbi një mijë sulme kibernetike ndaj infrastrukturës së lidhur me procesin e votimit, sipas Komisionit Zgjedhor të vendit.

Të lidhura

None found

Kryetarja e këtij institucioni, Ella Pamfilova, deklaroi se objektiv i sulmeve kanë qenë sistemet ruse të përfshira në organizimin e zgjedhjeve. Të dhënat u publikuan nga agjencitë ruse të lajmeve.

Bëhet fjalë për sulme DDoS, një teknikë që synon të dërgojë një sasi të jashtëzakonshme kërkesash në të njëjtën kohë drejt sistemeve kompjuterike, duke i mbingarkuar dhe penguar funksionimin e tyre të zakonshëm.

Pamfilova tha se goditjet u realizuan nga grupe “shumë profesionale dhe të koordinuara mirë”, të cilat, sipas saj, përdorën edhe mjete të inteligjencës artificiale. Ajo shtoi se shumica e sulmeve vinte “nga jashtë vendit”.

Krahas infrastrukturës zgjedhore, sipas saj, u vunë në shënjestër edhe rrjetet e telekomunikacionit në Rusi. Kryetarja e Komisionit Zgjedhor pretendoi se këto sulme “mbajnë shenja të ndërhyrjes së Ukrainës”.

Megjithatë, pretendimi lidhur me origjinën e sulmeve nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Autoritetet ruse njoftuan edhe të shtunën, gjatë ditës së dytë të votimit, se sistemi elektronik i zgjedhjeve ishte goditur nga një “sulm kibernetik shumë i fortë”. Sipas tyre, ndërhyrja vijoi përgjatë gjithë ditës.

Votimi përmes internetit po zhvillohet në rreth 30 zona të Rusisë.


Shtuar më 20.09.2026 16:38

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber