Një 22-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Drini i Zi, pranë Njësisë Administrative Arras, në Bashkinë Dibër.
Ngjarja është shënuar pak minuta më parë, ndërsa informacioni raportohet nga gazetari Enver Doçi.
Të lidhura
None found
Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe shërbimet e Policisë. Trupi i viktimës po transportohet drejt morgut të Spitalit të Peshkopisë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të mbytjes.
