Pas përfundimit të fjalimeve pranë Kryeministrisë, protesta e 111-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijoi me marshim në rrugët e Tiranës.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e pakushtëzuar të Ramës, ndërsa gjatë marshimit u dëgjuan thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Të lidhura
None found
Qytetarët deklaruan se do ta vazhdojnë qëndresën ndaj qeverisë dhe se revolta e tyre nuk do të ndalet pa u përmbushur kërkesat e parashtruara.
Edhe në protestat e mëparshme, ata i kanë kërkuar SPAK-ut të hetojë politikanët e korruptuar.
